16:18 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Pritet kaos dhe trafik në Tiranë, shkak stërvitja e veçantë e policisë, rrugët që do bllokohen

09:52 | 23/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pritet kaos dhe trafik në Tiranë, shkak stërvitja e veçantë e policisë, rrugët që do bllokohen

Gjatë ditës së sotme pritet që rrugët në kryeqytet të jenë të bllokuara, kjo për shkak të një stërvitjeje që pritet të zhvillojë Ministra e Brendshme, në kuadër të reagimit kundër një incidenti me lëndë kimike.

Mësohet se stërvitja do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, ku do të marrin pjesë një sërë forcash të tjera nga Zjarrfikësit, Agjencia e Mjedisit, Urgjenca etj.

Stërvitja do të zhvillohet rreth orës 10.00 pranë mjediseve te Universitetit ‘’Epoka’’, afër aeroportit Nënë Tereza.  Por pavarësisht kësaj, pritet që të ketë trafik edhe në Tiranë gjatë zhvillimit të kësaj stërvitjeje.

 “Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje.”- thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Brendshme:

EC: Stërvitje për reagimin e përbashkët kundër incidentit me lëndë kimike

Reagimi i Strukturave të Përgjigjes së Parë në Incidentet që shkaktohen nga lëndët kimike do të jetë qëllimi i stërvitjes që do të zhvillohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, pranë MPB.

Stërvitja do të zhvillohet në datë 23 maj nga ora 10.00 pranë mjediseve te Universitetit ‘’Epoka’’ (prane aeroportit Nene Tereza). Kjo stërvitje do të mbahet në kuadër të projektit të Bashkimit Europian ‘’EuropeAid’’.

Në të do të marrin pjesë forcat zjarrfikëse të shërbimit vendor të bashkisë Tiranë, njësi të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe të Rendit nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Njësi të Shërbimit të Urgjencës Mjekësore të Tiranës, mjete nga Agjencia Rajonale e Mjedisit Tiranë, Njësi speciale nga forcat e Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes ,forca dhe mjete nga Qendra Vullnetare e Emergjencave Civile si dhe studentë dhe pedagogë nga Universiteti ‘’Epoka’’.

Gjatë stërvitjes do të testohen aspekte specifike të reagimit ndaj emergjencave me lëndë kimike, bakteriologjijke, radioaktive dhe nukleare. Gjithashtu synohet të forcohet edhe bashkëpunimi dhe ndërveprimi midis strukturave dhe njësive operacionale të institucioneve në nivele kombëtar, qarku dhe bashkie, duke përfshirë forca dhe mjete nga Drejtoritë e MPB, MM, MSH, MMJ, Bashkisë të Tiranës dhe forcave vullnetare.

Stërvitja do të monitorohet nga një ekip i Konsorciumit Rajonal të Mekanizimit Europian i Mbrojtjes Civile.

Njoftojmë të gjithë qytetarët se për shkak të stërvitjes segmenti rrugor Kodër Kashar – Rinas, nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në datën 23 maj do të funksionojë me një kalim për shkak të lëvizjes së mjeteve të emergjencës, të cilat do të jenë pjesë e operacioneve të ndërhyrjes në këtë stërvitje. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: FAministria e brendshmepolicistervitje
Pas

“Bombat britanike mbi fëmijët e Mosulit sapo u kthyen në Manchester”, përkrahësit e ISIS kremtojnë në mediat sociale

Para

Rama mungon në cermoninë e betimit në Presidencë të ministrave të PD, pamje nga betimi

Para
Rama mungon në cermoninë e betimit në Presidencë të ministrave të PD, pamje nga betimi

Rama mungon në cermoninë e betimit në Presidencë të ministrave të PD, pamje nga betimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina digjet në mes të pyllit në Fier, zjarrfikësja shuan flakët

Vritet piloti i F-16, Rusia godet Ukrainën me sulmin më të madh të luftës

Durrës/ Një person humb jetën në det, pushuesit nxjerrin trupin e pajetë

Gara për kreun e BKH, SPAK ka njoftuar 7 kandidatët e mbetur në garë, korriku muaj i nxehtë për “FBI shqiptare”

Zelensky nënshkruan dekretin për tërheqje nga Konventa për Minat Kundër Personelit

“Fund luftës në Gaza”, Trump bën thirrje për arritje të marrëveshjes

Muzeu i Pavarësisë në Vlorë, mbi 3500 vizitorë vetëm në muajin maj

Funari, “Zvicra e vogël” mes Elbasanit dhe Tiranës që po tërheq më shumë vizitorë

Nesër nis rinumërimi për qarkun e Fierit, do të hapen 587 kuti votimi!

Vlorë/ Zaptoi hapësirën publike dhe e ktheu në parkim privat, nën hetim 44-vjeçari dhe drejtori i Policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.