Pas një beteje të gjatë politike, Vettingu më në fund arriti të votohej në Kuvend. Sigusrisht që kryeministri Rama nuk e ka fshehur gëzimin.
Sot me mëngjes duke publikuar fotot e ‘’Shtëpisë së Gjetheve’’, në një mënyrë a tjetër ka shpallur misionin e ri: Nuk do të rreshtim për të ndërtuar.
‘’MIRËMËNGJES, dhe ju uroj një ditë të mbarë me Muzeun e ri të Gjetheve, godina e të cilit (ish-Shtëpia e Përgjimeve, Tiranë) më 2013 ishte një karakatinë, ndërsa sot një tjetër hapësirë europiane.
Pas Marubit në Shkodër, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë, Muzeut Arkeologjik në Durrës, BunkArt 1 e BunkArt 2, ky është muzeu i gjashtë në vetëm 3 vjet e gjysmë, që çel dyert sot mbasdite për publikun vendas e të huaj.
Nuk kemi bërë mrekulli. Por krahasuar me zero godina të tilla në çerekshekullin para këtij mandati, e me plagët e rrënimit të trashëguara prej atij çerekshekulli, ashtu si në çdo fushë, kemi bërë vërtet shumë.
Por, kjo është prova e rradhës se sa shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj nuk do të rreshtim së punuari me të njëjtën forcë e vendosmëri që luftuam për Vetingun, për të ndërtuar’’, shkruan Rama. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1875″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]