Sulmi i shënuar mbrëmjen e djeshme në Manchester mbart tashmë mjaft dramë përbrënda, apele dhe thirrje të dëshpëruara të prindërve që kërkojnë fëmijët e tyre adoleshentë që shkuan të ndiqnin koncertin e Ariana Grande.
Njëra prej tyre është edhe Charlotte Campbell, e cila kërkon të bijën 15-vjeçare Olivia. Në një emision të një media britanike, ajo ka dhënë numrin e saj të telefonit duke pritur dëshpërimisht që dikush t’i telefonojë për t’i thënë se e ka parë të bijën.
“Gjithçka që unë di është që Olivia shkoi në koncert së bashku me mikun e saj më të mirë. Dhe nuk është kthyer ende. Nuk po e gjej atë. Kam kontrolluar nëpër spitale, në hotele ku janë transferuar, ë shkolla, në të gjitha vendet. Njoftova dhe policinë, më ka mbetur vetëm të pres. Miku i saj është gjetur, është në spital, por nuk kam folur ende me prindërit e tij. Nëse dikush e sheh Olivian, më lajmëroni”, ka apeluar e dëshpëruar nëna e 15-vjeçares.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë se si gazetarja Sussana Reid është prekur nga thirrja e nënës që kërkon të bijën dhe me vështirësi shihet se si është mundur të ndalë lotët.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1886″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
640x360_MP4_84924782070156360 by e-d21