Një paketë, një pako orbit, pse jo dhe ca fasoleta, ky është gjithë aktiviteti ‘’kriminal’’ i tyre. Është fjala për shitësit ambulantë që bëjnë gjithçka për të mbajtur familjen e tyre.
Por mesa duket së fundi përballen çdo ditë e më shumë me kontrollet e policisë bashkiake.
Shumë pranë një kioske që kanë mbirë si kërpudhat në kryeqytet është zotëria, diku në të 60-tat dhe pranë tij, jo një por dy policë bashkiakë. Nuk është rasti i parë që në kryeqytet këta shitës përballen me forcën e ligjshmërisë.
Kujtojmë se papunësia është një nga kushtet më të vështira sociale në vendin tonë.
Pavarësisht vullnetit të Bashkisë së Tiranës për të rregulluar informaliteti, shitësit ambulantë janë të njohur për aktivitetin e tyre dhe në qytetet më të zhvilluara të botës.
(E.K/SHUPLAKA)