Pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama reklamoi në televizionin e tij ambientet e reja të një spitali privat në kryeqytet, i cili inaugurohej atë ditë.
E duke ngritur instiktivisht pyetjen nëse ishte paguar apo jo kreu i Qeverisë për promon, ai ka reklamuar live një tjetër biznes, kësaj rradhe në fushën e agroturizmit.
“Meqë jemi live në televizorin tim do bëj një reklamë po do më thoni si quhet biznesi. Mos humbni rastin për të ardhur këtu, do ndiheni krenarë. Do gjeni gjithcka që gjendet në botën e agroturizimit. Besoj se kjo është një reklamë që e meritojnë këta njerëz dhe të gjithë ata që punojnë ndershmërisht.”, është shprehur ndër të tjera kryeministri.
Kjo reklamë e bërë sot, në dukje si një veprim instiktiv, jo i menduar paraprakisht, të jetë bërë falas? Apo ka mbrapa kosto të kripur? Apo e gjitha shlyhet me një drekë të mirë?
Prej rreth dy muajsh, televizioni “ERTV”përcjell çdo aktivitet të Ramës, nga konferencat, takimet, intervistat, drekat, darkat, e tashmë për të disatën herë reklamat.
(XH.A/SHUPLAKA)