Kryeministrja Britanike Theresa May ka reaguar për sulmin e ndodhur në Manchester. Ajo ka deklaruar se ky sulm ishte një nga sulmet më të këqija që kishte përjetuar vendi,duke e cilësuar si një sulm të tmerrshëm terrorist. May zotohet se personat përgjegjës do të përgjigjen para drejtësisë, madje ajo deklaroi se policia e beson se e di identitetin e sulmuesit.
“Ishte një nga sulmet më të këqija që kemi parë, autorët e sulmit do të përgjigjen para drejtësisë, policia beson se e di identitetin e sulmuesit. Ishte një sulm i pështirë ndaj fëmijëve të pa mbrojtur”, tha ajo.
Kryeministrja britanike gjithashtu shprehu ngushëllim për viktimat dhe familjarët e tyre. Ajo falenderoi edhe shërbimet e emergjencës dhe të gjithë njerëzit që kishin kontribuar me ndihmë për njerëzit e sulmuar.
“Falenderoj shërbimet e emergjencës për punën e bërë por edhe të gjithë njerëzit që u erdhën në ndihmë atyre njerëzve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për të gjithë familjarët e viktimave”, deklaroi ajo.
Ajo tha se çdo përpjekje për të mposhtur vlerat e lirisë nëpërmjet dhunës do dështojë.
Më lejoni të bëjë sot të qartë, çdo përpjekje për të mposhtur këto vlera nëpërmjet dhunës është e dështuar”, shtoi ajo. (B.H/Shuplaka)