Një 32-vjeçar nga Devolli është arrestuar në flagrancë pasi kishte vjedhur një automjet të një 27-vjeçari. Automjeti mësohet se ishte i parkuar në afërsi të një lokali ku pastaj është vjedhur nga Arbër Voci i cili ka rënë në prangat e policisë.
Njoftimi i Policisë:
Vjedh një automjet të parkuar në afërsi të një lokali.
Autori kapet në pikën e kontrollit të ngritur nga Policia dhe arrestohet në flagrancë.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
Arbër Voci, 32 vjeç, banues në fshatin Vishocicë-Devoll.
Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S.V, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka deklaruar se më datë 23.05.2017, në Bilisht, në afërsi të një lokali i kanë vjedhur automjetin tip “SMART” me targa AA 138 PG, në pronësi të tij.
Pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.
Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
(M.D/Shuplaka)