Pas publikimit të urdhrit të firmosur nga ministrja e re e Mirëqenies Sociale Xhuljeta Kërtusha dhe artikulimit të lajmit nëpër media, Ministria e Mirëqenies sociale ka sqaruar se për çfarë bëhet fjalë urdhri i firmosur.
Siç thuhet edhe në dokument, vendimi i ministres Xhuljeta Kërtusha është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.
“Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale sot është për shfuqizimin e një urdhri të ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm. Shfuqizimi i këtij urdhri absurd bëhet për të mbyllur cdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministër Kertusha nuk do të firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standardeve dhe ndalimit të çdo lloj abuzimi.”, thuhet në reagimin e ministrisë. (D.D/Shuplaka)