Shtëllunga tymi janë vërejtur mëngjesin e ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime për “Shuplaka” bëjnë të ditur se flakët e zjarrit kanë përfshirë fabrikën helmuese të shkrirjes së metaleve me ngjyrë dhe baterive në Marikaj.
Nga pamjet e mbërritura në redaksi, shihet se si flakët e zjarrit vazhdojnë të jenë të pranishme. Ndërkaq ende nuk ka informacione lidhur me shkakun e zjarrit, nëse ka të lënduar dhe a kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë.
Banorët e zonës përreth shprehen se kjo fabrikë punon pa flitra dhe pa asnjë lloj pergjegjësie, duke helmuar zonën. Qytetarët denoncojnë se kjo fabrikë importon mbetje metalesh nga vendet fqinje,ndër të tjera: Mali i Zi, Maqedoni, Bullgari, Itali, etj.
“Këto mbetje metalesh i shkrin aty pa flitra mbi ambientin dhe helmon gjithë zonën përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Pra kemi një metalurgjik. Të gjitha produktet që konsumojnë janë me përmbajtje metalesh dhe të paptretshme për organizimin, që nga qumshti i lopëve dhe deri tek perimet.”, shprehet një qytetar për “Shuplaka”.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1901″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]