Në një takim elektoral të zhvilluar me banorët në njësinë administrative të Orikumit, drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, u shpreh ndër të tjera se mirëqënia nuk vjen nga disa politikanë që ofrojnë vende pune.
Ai shprehet se në këto zgjedhje PS kandidon vetëm për të marrë qeverisjen e plotë dhe jo me lloj lloj partish.
“Shumë investime të tjera në bregdet, me qëllimin e qartë që turizmi shqiptar dhe Vlora që ka potencialin më të madh turistik, të ketë mundësi të zhvillohet pasi vetëm kështu mund të vijë mirëqenia. Nuk vjen mirëqenia thjesht nga disa politikanë që ofrojnë vende pune.
Kësaj rradhe kandidojmë të vetëm, kësaj rradhe duam ta marrim qeverisjen e plotë dhe jo më me lloj lloj partish. Votat çojini tek Partia Socialiste”, nënvizoi Gjiknuri.
(XH.A/SHUPLAKA)