Sonte do të luhet finalja e Europa League mes skuadrës së Ajax dhe Mnchester United. Ekipi i Morinhos luan për dy objektiva. Fitorja përveç se do të ishte një sukses në këtë kompeticion do të bënte që ekipi i Manchester të merrte pjesë në Champions League, kjo për shkak se nëpërmjet kampionatit nuk është e mundur pasi ata nuk arritën të kapnin vendin e 4, e vetmja mundësi është fitorja e sotme.
Për Ajax ky është një moment ku ekipi Holandez, i cili ka një emër të madh në Europë, të bëjë kthesën dhe të kthehet në qendër të vëmendjes pas një kohe të gjatë mungese.
Finalja do të luhet në Stokholm dhe UEFA ka njoftuar se i ka rritur masat e sigurisë për ketë ndeshje, pas sulmit të tmerrshme vetëvrasës dje në Manchester kur u vranë 22 persona gjatë koncerit të Ariana Grande në “Manchester Arena”. Finalja do të luhet në orën 20 e 45.
Ajax: Onana; Veltman, Sánchez, De Ligt, Riedeëald; Schone, Klaassen, Ziyech; Traoré, Dolberg, Younis.
Manchester United: Romero; Valencia, Jones, Blind, Darmian; Herrera, Carrick, Pogba; Lingard, Rashford, Mkhitaryan. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post