“S’ka më gazetari, ka informacion kaotik, me ujëra dhe hartime”, ky është vlerësimi i gazetares Elda Laze për gazetarinë e portaleve në Shqipëri.
Në emisionin “Lind On”në Channel One, drejtoresha e revistës ”Harmony” ka folur rreth cilësisë së gazetarisë., duke theksuar se portalet kanë një dyndje informacioni të shkruar keq, me ujëra dhe janë thjesht shkrime që nuk kanë cilësi gazetareske.
“Media është një terren shumë i lëvizshëm dhe dinamik. Portalet, portalet janë shumë abuzive dhe po të vesh re fillmisht u hapën shumë portale dhe vazhdojnë të hapen dita-ditës me personazhe anonimë dhe ndërkohë ato portale që janë shumë të klikueshme janë ato që kanë qenë dikur media print, të drejtuar nga disa gazetarë profesionistë dhe kanë krijuar një staf profesionist.
Ato dalëngadalë kanë dalë të evidentohen dhe të marrin klikime. Te portalet fillimisht u përdorën personazhet duke marrë edhe nga ata më popullorë, duke qenë jo profesionistë u konsumuan shpejt dhe riskuan imazhin e tyre dhe besueshmërinë e tyre. Jam shumë e kënaqur dhe e lumtur që them që njerëzit, të paktën si lexues i mençur kanë filluar të bëjnë dallimin mes gazetarisë jo profesioniste dhe asaj profesioniste.
Unë tani jam bërë shumë selektive te mediat online. Kam vetëm dy- tre portale që ju besoj dhe të tjerat i kam bërë ‘delete’.
Ka një dyndje infomacioni, kaotik dhe i shkruar shumë keq, i shkruajtur me ujëra dhe nuk ka më gazetari. Tani lajmin me thjesht e merr nga rrjetet sociale të personazheve, kështu që unë nuk i besoj shumë portaleve. Unë ju them gazetarëve të mi, që më mirë bëni një lajm dhe me 5 fjali por ato fjali të jenë të kopsitura dhe t’i japin lexuesit informacion sesa bëhen hartime sa për të mbushur dhe të shkruar gjithmonë keq.”, thotë Laze.
Një shqetësim ky mes profesionistësh të medias, artikuluar nga Laze, por që ka nisur të ndjehet si një problem që duhet ndrequr shpejt. A duhet bërë gazetari vetëm për klikime, apo menduar më thellë se aq?! (J.V/Shuplaka)