Zbulohet identiteti i personit që humbi jetën pas atentatit të sotëm në qytetin e Vlorës. Ai është Roland Saliu, drejtori i OSHEE-së në këtë qytet.
Saliu humbi jetën pas një atentati në sheshin e “Flamurit”. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pranë një lokali para disa minutash. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe biznesmeni Erven Hyseni, i cili është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore.
Paraprakisht, policia dyshon se shënjestër e sulmit ka qenë pikërisht biznesmeni Hyseni, i cili është edhe pronar i lokalit ku ndodhi ngjarja si edhe pronar i një televizioni privat në qytetin bregdetar.
Autorët e krimit mendohet t’i kenë qëlluar Saliun dhe Hysenin me një breshëri armësh nga një automjet në lëvizje. Ndërsa policia ka zbuluar edhe një mjet të braktisur në rrugën e vjetër të Panajasë, që mendohet të jetë përdorur nga ata. Krimi ka shkaktuar panik tek qytetarët që janë gjendur pranë konfliktit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1910″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]