Almir Hasanaj, një qytetar nga Ballshi, denoncoi në emission “STOP” dhunën psikologjike dhe fizike nga ana e shefit të policisë, Klodjan Çaushaj, pa asnjë shkak. Almiri para disa kohësh ka pësuar një aksident dhe i është nënshtruar një operacioni të vështirë në shtyllën kurrizore. Por si të mos i mjaftonte ky problem, detyrohet të përballojë edhe shqelmat e shefit të policisë, duke përfunduar sërish në spital. Të njejtën gjë pohon edhe babai i Almirit, Besnik Hasanaj PËR EMISION “STOP” ku u bë e mundur dhe një përballje mes shefit të policisë, Klodian Çaushaj dhe viktimës së tij, Almir Hasanaj, përmes kamerës së fshehtë. Shefi pranon se e ka dhunuar edhe pse Almiri nuk ka bërë gjë dhe i vetmi justifikim i përfaqësuesit të rendit është se nuk e dinte për operacionin…
“Jam shtruar të martën. Më ka marrë babi në telefon se është goditur një kushëri me një çelës dhe ishte te spitali. Afrohem këtu dhe shikoj të gjej çelësat përdhe. Vete te makina, shikoj makinën, më thotë shefi i rendit të kaloja matanë, të mos afrohesha aty. Kalova në anën tjetër të xhadesë, më thotë të mos e shikoja, i ktheva kurrizin të mos e shikoja sepse ishte hera e katërt që më bezdis, më godet, më shan. Kur kalova andej më godet me shkelm në mes të kurrizit, ku unë jam i operuar nga shtylla kurrizore, jam invalid. Pas kësaj, më shoqëruan në komisariat, atje nuk po rrija dot në karrige, u shtriva përdhe dhe pas një farë kohe nuk po ngrihesha dot fare,” shprehet ai.
(S.SH/Shuplaka)