Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini është takuar sonte me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Pjesë e këtij takimi ka qenë dhe Kryeministri Edi Rama.
Kryeministri Shqipërisë, këtë herë me sa duket nuk do të bëhet lajm për deklaratat shpesh bombastike kundrejt BE-së por për veshjen e tij informale në një takim të nivelit kaq të lartë. Rama, në dallim nga të gjithë liderët e tjerë të cilët ishin veshur në mënyrë zyrtare kishte kishte veshur një fanellë në vend të këmishës dhe atlete sportive në vend të këpucëve. Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe Kryeministri Kosovës Isa Mustafa i cili ndryshe nga Rama ka pasur veshje korrekte. (B.H/Shuplaka)