Zlatan Ibrahimovic padyshim që është një nga lojatërt më të mirë të historisë së futbollit, e ndërsa tani përfundimi i karrierës është më pranë se kurrë.
Dje ai ishte pjesë e festës së Manchesterit edhe pse nuk ishte në ndeshje. Kontrata e suedezit përfundon me 30 qershor dhe e ardhmja e tij është në pikëpyetje sepse skuadra kineze e amerikane janë të interesuar për të.
Tifozët e Manchester United e duan Ibrën në “Old Trafford” dhe kanë shpalosur një banderolë shumë interesante, ku sulmuesit si duket i ka pëlqyer. Madje gjatë festës ai ka shkuar dhe është fotografuar me banderolë ku shkruhej: “Qëndro dhe mund të përdorësh gruan time”.
Nuk dihet nëse Ibra do të qëndrojë me shpresën për të marrë gruan e tifozit, apo për ljotarin është ende shpejt që të varë këpucët në gozhdë. (E.K/SHUPLAKA)