Paskal Milo ka deklaruar se marrëveshja me LSI-në është nëshkruar sot dhe erdhi si një rastësi dita e sotme pasi nuk ka lidhje me takimet e djeshme të Edi Ramës me aleatët e tjerë. Milo ka theksuar se kjo marrëveshje është planifikuar që prej një muaji dhe nuk është një bashkim partish që janë kundër të tjerave.
“Në një kohë kur të tjerët nuk respektojnë partitë e vogla dhe aleatët kjo marrëveshje shënon një sjellje tjetër politike. Është një marrëveshje që mbështet në vlera dhe paraqitemi si dy parti që nuk punojmë kundër të tjerëve por punojmë në terren.”, shprehet Milo.
Gazetarja: Kjo marrëveshje erdhi nga deklaratat e partive të vogla apo ishte një marrëveshje e parashikuar?
Milo: Maksimalizimi i votës për ne nënkupton që ne kemi tashmë një koalicion vlerash kur shqiptarët do të shikojnë vlerën tonë dhe do të tregojmë se jeni dy parti që bashkëpunojnë. Në një kohë kur të tjerët nuk respektojnë partitë e vogla dhe aleatët kjo marrvëshje shënon një sjellje tjetër politike. Është një marrëveshje që mbështet në vlera dhe paraqitemi si dy parti që nuk punojmë kundër të tjerëve por punojmë në terren. LSI dëshmon se është një parti e hapur dhe respekton dhe vlerëson aleatët dhe partnerët dhe nuk i hedh në kosh aleatët, ndërkohë që nuk i hedh në kohë të tjerët. Ne si demokraci sociale e kemi vlerësuar dhe vlerësojmë këtë marrëveshje edhe si një demokraci. Ne kemi partner të besueshëm, dhe kjo është planifikuar 1 muaj para dhe kjo nuk është si pasojë e deklaratave të djeshme të papërgjegjshme, të atyre që nuk kanë parti. U nënshkrua sot që pasi janë bërë këto deklarata është rastësi.”.
Milo: Këtu ne kemi një raportim të dukshëm se ç’e bën një marrëveshje të mirëfilltë.
Vasili: Kemi mbështetur zbatimin e ligjit, jo gjithmonë vlera intelektuale është e lidhur me vlera elektorale dhe politike.
Milo: Kafja ka qenë një kafe shumë miqësore dhe nuk ka qenë objekt i marrëveshjes që sapo firmosëm. Më vonë biseduam me Z. Vasili për ta formësuar bashkëpunimin.
Vasili: Kjo marrëveshje është një mesazh i qartë bashkëpunimi për programe të ngjashme. Të gjithë që kanë programe të qartësuara e kanë pasur dhe do ta kenë të hapur derën e LSI-së.
Gazetari: Çfarë nuk iu ofrua nga Rama?
Milo: Nuk kam pasur qëllimin që të takoj Ramën. Kam dy tre muaj që nuk e kam takuar dhe jo për fajin tim. Kështu që nuk mund të shtrohet si pyetje. PDS nuk i merr leje askujt, cilido qoftë ai, që të kushtëzojë marrëdhënien me një parti tjetër. Aleancat nuk janë të përjetshme, në momentin që asnjë palë nuk e respekton. (J.V/Shuplaka)