Kanë detaje të reja nga policia italiane rreth vdekjes së dy shqiptarëve që u gjetën në një gurore të braktisur në Acquasanta në La Spezia.
Hetime në disa pista rreth vdekjes së dy shqiptarëve, në guroren e braktisur në Itali, njëri prej të cilëve mbetet ende i paidentifikuar.
Sipas mediave italine shkruajnë se pranë trupave të pajetë u gjet një cantë shpine, e mbushur plot me vegla.
Po kështu ata ishin të veshur me tuta, në duar kishin doreza. Po kështu edhe pranë trupit të kufomave u gjet canta me 11 kacavida te tipave e formave te ndryshme, nga 30 dhe 6.5 cm, disa me majë, të tjera me kryq.
“U gjet çelës anglez, thike 21 cm tehun prerës, doreza gome dhe doreza leshi, me ngjyre te erret. Të gjitha sendet e gjetura janë sende që zakonisht përdoren për vjedhje apartemantesh” shkrujanë mediat. (J.V/Shuplaka)