Në ka një debat që po zhvillohet këto ditë në zyrat e Partisë Demokratike padyshim që do të jetë ai për listat e kandidatëve për deputetë.
Sot kanë mbërritur në zyrën e Bashës disa nga aleatët e tij të cilët pritet të jenë pjesë e listave.
E kështu në takim janë të pranishëm Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka. Shehi derimë tani përflitet se do të kandidojë në Tiranë, ndërsa Ndoka në Shkodër.
Kujtojmë se pas marrëveshjes së 18 Majit Partitë e vogla janë parë disi të përjashtuara, për shkak se nuk janë shtyrë afatet e koalicioneve.
Nga ana tjetër edhe në rradhët e së majtës ka pasur lëvizje përsa i përket partive të vogla. Paskal Milo nënshkroi sot një marrëveshje me kreun e LSI-së Petrit Vasili. Sipas tyre kjo marrëveshje do të vijojë dhe pas zgjedhjeve.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post