Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri thirrje nga Samiti i NATO-s për më shumë angazhim në luftën kundër terrorizmit duke marrë shkas nga ngjarja e Mançesterit.
Trump tha se ai ishte një akt barbar kundër shoqërisë.
Ai bëri me dije se kishte rënë dakord me mbretin e Arabisë Saudite për t’u angazhuar në luftën kundër terrorizmit gjatë vizitës së tij.
“Na duhen strategji të reja që të gjithë bashkë të mposhtim terrorizmin. SHBA paguan financiarisht më shumë se vendet e tjera të NATO-s. Anëtarët e NATO-s të paguajnë pjesën e tyre. Të mobilizojmë dhe fuqizojmë forcat tona në luftën kundër terrorizmit. Nuk do lëkundemi në përpjekjet tona për të arritur paqe dhe siguri”,-tha Trump.
(M.D/Shuplaka)