19:59 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bashkia e Tiranës letër Facebook-ut për “trenin” e pazakontë që solli debat

22:10 | 25/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bashkia e Tiranës letër Facebook-ut për “trenin” e pazakontë që solli debat

Fotomontazhi i disa ditëve më parë i shpërndarë nga ish kryeministri Berisha për trenin në formë penisi  ka bërë që Bashkia e Tiranës të kontaktojë Facebookun.

Mësohet se institucioni i ka dërguar zyrtarisht një kërkesë Shefes Ekzekutive të rrjetit social Facebook, Sheryl Sandberg, duke i kërkuar fshirjen e postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në letrën që i është drejtuar dje shefes ekzekutive të Facebook, sqarohet se postimi i ish-kryeministrit jo vetëm që është i dëmshëm për Tiranën, por ka shkelur edhe Udhëzimin e Komunitetit të Facebook-ut me referencë të veçantë në kapitullin e “Dhunës dhe shfrytëzimit seksual”, -shkruajnë gazeta Tema dhe Dita. 

LETRA:

“Facebook-u është një partner i madh i yni në përcjelljen e mesazheve tona. Por, për fat të keq platformat si kjo e juaja, lejojnë këdo të bëjë lajme, pavarësisht nëse janë të vërteta ose jo. Çdo “lajm”, nuk ka rëndësi nëse është i vërtetë apo jo, ai bëhet viral në çast. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në 23 Maj 2017, kur për habinë tonë, një nga postimet tona u ndryshua në mënyrë dashakeqe. Z. Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë dhe ish-president gjithashtu, e që sot është deputet i Parlamentit Shqiptar, shpërndau me 1.061.581 fansat e tij në Facebook, një imazh të ndryshuar të një treni lodrash. Ju mund ta gjeni postimin origjinal të publikuar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, duke klikuar në linkun bashkëngjitur link. Në mënyrë të turpshme deputeti i lartpërmendur, i cili është edhe gjysh, zëvendësoi fotot origjinale të trenit aktual, me disa foto të papranueshme, të një treni lodër fëmijësh që ndodhet në Poloni. Imazhet e postuara ishin realisht shqetësuese, të turpshme dhe gjithashtu, e tillë ishte edhe gjuha e përdorur prej tij”, thuhet në letër.

 “E nderuar Znj. Sandberg, postime të tilla nuk janë të dëmshme vetëm për fëmijët dhe familjet në komunitetin tonë, por ato pengojnë përpjekjet tona për ta bërë këtë qytet të lulëzojë, pas një izolimi disavjeçar. Gjatë mandatit tonë, fëmijët kanë qenë në fokus të shumë prej politikave tona drejtuese, për të cilat jemi vlerësuar ndërkombëtarisht dhe jemi krenarë.

Duke shprehur vullnetin për të qenë të hapur ndaj kritikave apo diskutimeve, Bashkia kërkon krijimin e një mjedisi digjital të sigurt për audiencën në Shqipëri. Ekipi ynë i komunikimit ecën me të njëjtën etikë sikurse ju, duke u munduar çdo ditë të fuqizojë njerëzit, t’i inkurajojë dhe të mirëpresë kritikat konstruktive, këndvështrimet e ndryshme dhe diskutimet e hapura. Kjo letër nuk ka për qëllim të pengojë asnjë prej të sipër përmendurave. Ajo që ne kundërshtojmë me forcë është çdo përpjekje që kërcënon këto principe dhe përpiqet të përdorë fuqinë e platformës suaj për të disinformuar, shkaktuar dhe krijuar mosbesim. Me rritjen e gjuhës së urrejtjes, ne kërkojmë me mirësjellje suportin tuaj, për të siguruar një mjedis digjital të sigurt për audiencën në Shqipëri.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: berishafacebooktreni
Pas

Kryemadhi: O e kam sulmuar unë Ilir Metën, o se ka sulmuar njeri

Para

Blushi zbulon mesazhet e Ramës: Më jep votat mua të mbaj qeverinë se Meta do iki, do të bëj Kryetar Kuvendi

Para
Blushi zbulon mesazhet e Ramës: Më jep votat mua të mbaj qeverinë se Meta do iki, do të bëj Kryetar Kuvendi

Blushi zbulon mesazhet e Ramës: Më jep votat mua të mbaj qeverinë se Meta do iki, do të bëj Kryetar Kuvendi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

Hyri me makinë në autostradë në drejtim të kundërt dhe shkaktoi 4 viktima, shoferi 82-vjeçar nuk kishte fjetur për dy ditë

Trump njofton armëpushimin mes Tajlandës dhe Kamboxhias. Presidenti i SHBA: Në 6 muaj kam mbyllur disa luftëra

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.