22:42 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ngjela për ministrant teknikë: Fanatikë injorantë të Saliut!

22:33 | 25/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Meta vjedh në treg jetën e shqiptarëve. Saliu çmos që gjendja të jetë gjithmonë kjo

Kryetari i partisë Ligji për Drejtësi Spartak Ngjela, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, ka analizuar situatën politike në vend pas marrëveshjes mes PS-së dhe PD-së.

Aleati i Ramës shprehet se 6 ministrat e zgjedhur nga Lulzim Basha, janë të gjithë injorantë dhe fanatikë të Berishës.

MESAZHI I NGJELËS
Janë të trembura te dyja palët dhe duan që me ujdinë mes tyre, t’i shpëtojnë ndëshkimit…
Kështu më shkruajnë shumë individë që i ka mërzitur marrëveshja për krijimin e një qeverie të përbashkët PS-PD
Deri diku kanë të drejtë, Sepse Rama nuk i refuzoi asnjë propozim Bashës edhe pse fjala ishte për njerëz jashtë politikës: propozimet ishin fanatikë injorantë të Saliut.
Ky është shqetësimi i njerëzve….
Por si është e vërteta:
l.
Nuk duhet të ketë shqetësim. Reformën nuk e ndalon dot askush – qoftë ky dhe kryeministër, e jo më ministër teknik.
Që ta provojmë këtë duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve:
Kush rrezikohet nga klasa politike e korruptuar, të gjithë apo disa?
Rrezikohen që të gjithë sepse kanë përfituar vlera materiale duke qenë vetë të pakontrolluar. Realisht këta nuk e kanë ditur se mund të vinte një ditë si kjo kur interesi amerikan dhe gjerman, interesi i të gjithë Perëndimit do të ishte i përqendruar në krijimin e një shteti shqiptar institucional, të drejtë dhe pa korrupsion.
Përderisa rrezikohen të dy krahët e politikës, bashkimi i tyre i fshehtë, a mund ta bllokojë realizimin e Reformës?
Jo, fare! Nuk i bën dot asgjë. Politika amerikane, pasi ka miratuar kushtetutën e re shqiptare, e ka gjetur metodën e vet: me kërcënim direkt për denoncimin botërisht të të gjitha aferave korruptive që ka bërë hierarkia e lartë shtetërore e korrupsionit shqiptar.
Po ku e kemi parë më qartë metodën shtrënguese me fakte kundër hierarkisë së lartë shtetërorë të korrupsionit shqiptar?
Ishte Hoyt Brian Yee, zyrtar i lartë politik i Departamentit të Shtetit Amerikën i cili e vuri në zbatim metodën e trysnisë së publikimit të krimeve të hierarkisë politike aktuale në Tiranë. Në fakt, ishte kjo metodë që i futi palët e korruptuara kokëulur në votimin e vetingut.
Por, sipas kësaj i bie që këta hierarkë të lartë të korrupsionit shqiptar të votojnë ndëshkimin e tyre – a nuk duket si absurde kjo?
Jo, nuk është absurde, sepse interesi individual vepron me zgjedhjen midis dy të këqijave: ai është i detyruar të zgjedhë të keqen më të vogël midis dy të këqijave. Votimi i ndëshkimit, në këtë rast, është e keqe më e vogël nga ajo që i paraqet politika amerikane me trysni: njëlloj si rasti i fundit i përdorur nga Brian Yee.

Sipas kësaj duket se, edhe institucionalizimi demokratik i Shqipërisë, edhe ndëshkimi i korrupsionit është një gjë e sigurt: apo Jo? A është gjë e sigurt?
Po, kjo tani është një gjë e sigurt. Nuk ka asnjë dyshim më. Është raporti midis të keqes më të vogël në rastin e dy të këqijave. Si mendoni ju: hierarkia e lartë e korrupsionit shtetëror shqiptar, do të zgjedhë të keqen më të madhe midis dy të këqijave? (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Flet kandidati i LSI Maksim Kona për Bashkinë e Kavajës: Hyra në garë për një synim

Para

Kandidatët e LIBRA-s nuk janë njerëz të njohur, Blushi zbulon pse ky është avantazh

Para
Kandidatët e LIBRA-s nuk janë njerëz të njohur, Blushi zbulon pse ky është avantazh

Kandidatët e LIBRA-s nuk janë njerëz të njohur, Blushi zbulon pse ky është avantazh

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.