Vogëlushi i këngëtarit Sinan Hoxha dhe bashkëshortes andrra Destani feston ditëlindjen e tij të parë. Prindërit i kanë organizuar Ansit të vogël një festë ditëlindje si në përralla, ku i pranishëm është edhe arushi Pooh.
Fishekzjarre, këngë, valle, ditëlindja e Ansit shkon përtej përrallave. Pamjet nga festa i ka bërë publike vetë Andrra në instastory-n e saj, por edhe miq të saj.
Të ftuar në këtë festë ishin njerëz të njohur si Amarda Toska e Ermal Mamaqi, Soni Malaj, Eneda Tarifa, Rovena Dilo, Elona Duro, Valbona Mema, Silva dhe Dafi Derti, Inis dhe Ingrit Gjoni etj.
Kujtojmë se pak orë më parë, ajo e uroi të birin me disa fjalë mjaft prekëse në llogarinë e tij në facebook, ku shkruante: “Lajmi i ardhjes tënde në jete ishte vula me vlerë të panumërt e dashurisë që na mbështillte mua dhe babin tënd. Ndonëse rrugëtimi i njohjes dhe kurorëzimit tonë ishte i mbushur me emocione të pakufijta e thellësisht të ndjera,asgjë s’ishte e barasvlefshme me lajmin që na mbushi jetën në mënyrë të papërshkrueshme.Teksa ti frymoje brenda meje,përpiqesha të të imagjinoja në tërësinë tënde e thurja ëndrra të pafundme për ty.
Mëngjesi më zgjonte me mendime për ty e nata mbyllej me dorën mbi barkun që brenda kishte mrekullinë time. Ditët i linin rradhën njëra-tjetrës,barku rritej e unë çdo ditë e më shumë të ndjeja në pafundësinë time.
Babi yt erdhi në Gjermani për të mbajtur koncertin e rradhës sëbashku me kolegë të tij.Përgjatë të gjithë koncertit,ndonëse tingujt ishin të fortë,dukej sikur kjo situatë s’të shqetësonte aspak e ti njësoj si cdo ditë flije në barkun tim. Ama,sapo ai preku skenën e mori mikrofonin për të kënduar vargjet para,Ti në atë çast më dhe gjurmën tënde të parë,GODITJEN TENDE TE PARE. E shoh të kotë të vazhdoj të shkruaj për Mrekullinë e 8-të tonën.
Ti je fryt i dashurisë sonë dhe Diell i pashtershëm që cdo ditë e më shumë rrezaton jetët tona.25.05.2016 Kjo është data që shenoi jeten time e te babin tend.Ahhhh sa shume ndiej e sa pak mund te shkruhet per ty…Ti je jete qe jetes sime i jep jete.Nuk ka lumturi me te madhe e me te prekshme teksa shoh qe une dhe babi yt,jemi perfshire me gjithsej tek Ty.Trekendeshi Sinan-Andrra-Ansi ishte gjithcka qe une kisha enderruar nje jete.” (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1923″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]