Nga e hëna Erinda Ballanca është emëruar Avokatja e Re e Popullit. Falë marrëveshjes së arritur mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, propozimi për Avokatin do ti lihej opozitës. Po ku ndodhej Erinda Ballanca në momentet kur Kuvendi votonte me shumicë votash në favor të saj?
Avokatja e re e Popullit ishte duke mbrojtur çështjen e Pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës në Vlorë, në gjykatën e Strasburgut. Ballanca përfaqësonte atje pronarët e Pallatit të prishur, ndërsa shtetin shqiptar e përfaqësonte Alma Hiçka.
Palët kanë dhënë pretendimet e tyre, ndërsa ende nuk është marrë një vendim final nga ana e Gjykatës. Ajo që vihet re në seancën që ka zgjatur më shumë se dy orë është fakti se vetë Ballanca, edhe pse ishte pjesë e grupit të avokatëve ka preferuar të mos fliste.
Fjalën në mbrojtje të çështjes e ka mbajtur një tjetër përfaqësues ligjor, ndërsa Hicka është ndalur gjatë në fjalën e saj.
Kujtojmë se ky Pallat në Vlorë u shemb që në ditën e para të qeverisjes Rama në vitin 2013.
(E.K/SHUPLAKA)
Më poshtë është dhe video e plotë e seancës gjyqësore:
https://vodmanager.coe.int/cedh/webcast/cedh/2017-05-23-1/en
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1941″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]