Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një grua e re ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në një institucion gjinekologjik. Për këtë vdekje nuk kanë lajmëruar mjeket organet kopetente. Madje 39 vjeçara nuk i është kryer as ekpertiza mjeko-ligjore pasi trupi është tërhequr menjëherë nga familjarët.
DETAJE:
Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik privat dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I.M.L. Neni 300 i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)