10:38 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nis sot Muaji i Madhërishëm i Ramazanit, bashkë me të agjërimi

09:43 | 27/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis sot Muaji i Madhërishëm i Ramazanit, bashkë me të agjërimi

Dita e sot shënon nisjen e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se më 27 Maj nis Muaji i Ramazanit dhe uron të gjithë shqiptarët për një muaj të begatë.

KMSH shprehej në njoftimin e djeshëm se dita e sotme është dita e parë e këtij Muaji dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë anembanë botës.

Njoftimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë më 26 maj:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se nesër, më 27 maj, nis Muaji i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Kryetari i KMSH, Skënder Bruçaj, i ka drejtuar këtë mesazh, qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit:

“Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, në Shqipëri, në trevat Shqiptare dhe në mbarë botën.

Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, por edhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe nderin t’ju uroj gëzuar muajin e begatë të Ramazanit.

Nesër me datë 27 maj është dita e parë e këtij muaji të Bekuar, dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtaret myslimane anë e mbanë botës.

Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Ramazani është muaji ku dalin në pah vlerat universale humane; të bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit, vlerat që simbolizojne moralin e lartë shoqëror.

Ramazani është një kohë e rëndësishme reflektimi për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin, për të forcuar ndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë! Është momenti kur besimtarët rifreskojnë beslidhjen e tyre me Krijuesin e Gjithësisë, duke forcuar raportin me Zotin.

Agjërimi i muajit të Ramazanit na mundeson një barazpeshë mes shpirtërores dhe materiales, mes zemrës dhe arsyes, mes vullnetit dhe diturisë. Agjërimi i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj miresive të Zotit të Botërave.

Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit, një rrugëtim drejt edukimit moral e shpirtëror, drejt maturimit te zemrave, drejt fisnikërimit të ndjenjave, drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Krijuesin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë.

Të nderuar bashkëkombës!

Ky muaj i begatë na sjell në vëmendje kujdesin dhe përkushtimin që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre, në mënyrë që të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare.

Të dashur vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, në Shqipëri dhe jashtë saj, uroj dhe lutem përzemërsisht për të gjithë që devotshmëria, përkushtimi dhe sakrifica që do t`ju shoqëroje gjatë këtij muaji të bekuar, Krijuesi e Gjithësisë t`jua kthejë në mirësi, mbarësi, dhe paqe mbi të gjithë ju, familjet tuaja dhe mbarë shoqërinë.

Skënder Bruçaj”

Pas

Rama në Bruksel pak çaste bisedë me partnerin e kryeministrit, detaji që nuk duhet lënë mënjanë (FOTO)

Para

Veliaj u rrëfehet maturantëve: Më mirë një muaj fushatë se tmerrin e provimeve të maturës

Para
Veliaj u rrëfehet maturantëve: Më mirë një muaj fushatë se tmerrin e provimeve të maturës

Veliaj u rrëfehet maturantëve: Më mirë një muaj fushatë se tmerrin e provimeve të maturës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti në Tiranë/ Rama: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte: Topi është në fushën e Putinit, trysnia është mbi të! Gabimi i presidentit rus…

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënieve

Samiti në Tiranë/ “Bisedimet në Turqi, një propozim i mirë”, Kallas për luftën në Ukrainë: Rusia nuk do paqe

Europa “zbret” në Tiranë, mikpritja e liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian

Këngë e valle në Sheshin Skënderbej, çfarë pritet nga mbledhja e Komunitetit Politik Europian në Tiranë

Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Samiti në Tiranë/ Rama pret Sanchez: Diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen ndaj rrugës tonë evropiane

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.