Ende nuk kanë përfunduar negociatat e PD me Partinë Republikane dhe kryetarin Fatmir Mediu.
Ky i fundit mësohet se ka shkuar pasditen e sotme në zyrën e Bashës, ndërsa ky është takimi i 2-të brenda pak orëve.
Sot PR-ja vendosi që të regjistrohet e vetme në KQZ, ndërsa nuk ka një listë kandidatësh. Sot është afati i fundit që PD-ja të dorëzojë listën me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 qershorit.
Mësohet se pas takimit me kryeopozitarin Basha Mediu është shprehur se nuk ka ende një marrëveshje.
“Ende nuk ka një marrëveshje, është lënë e hapur mundësia për një takim tjetër por ky kishte më pozitiv si takim”,-mësohet të jetë shprehur Mediu.
(M.D/Shuplaka)