Ish trajneri dhe futbollisti Vlaznisë Edi Martini i ka reaguar ashpër futbollistit Elis Bakaj pas deklaratave të fundit të Bakajt ku Martinin e akuzonte se luante bixhoz, dhe sipas tij një njeri i tillë nuk mund ta kritikonte.
Edi Martini e ka cilësuar Bakajn si një kalë troje.
“Dëgjo këtu, more spurdhjak i vogël. Kam 5 muaj që të kam kritikuar, por ti nuk e gjete burrërinë të ktheje përgjigje. Tani që ike, ke filluar të flasësh e kjo është pjesë e karakterit tënd bastard. Nuk je gjë tjetër veçse një palaço i vogël në duart e atyre që të blejnë e të shesin sa herë kanë nevojë. Ti nuk ma ke borxh vetëm mua, por gjithë Shkodrës. Mendova se kishe burrërinë të heshtje, por ti je aq bastard, imoral e burracak, saqë kur ikën flet. Edhe pa ty do ia dalim, more kalë Troje”, ka thënë Martini
Ky debat lindi pas refuzimit të Bakajt për të luajtur kundër Tiranës, për Edi Martinin kjo ishte e pa pranueshme. Vllaznia – Tirana luhet këtë javë dhe përcakton se cila nga skuadrat do të zbresë nga Superliga. (B.H/Shuplaka)