Kryetari i Partisë Demokratike ka dalë nga selia blu ku ka qenë ngujuar gjithë ditën, pasi më në fund ka saktësuar emrat e kandidatëve të kësaj force politike.
“Ka qenë një proces me zgjedhje të vështira, ku duhet të bëheshin zgjedhje të lira, kemi bërë mjaft sakrifica. Ky është rrugëtimi drejt Republikës së Re. Në listë ka shumë emra, shumë figura të reja, jam krenar për listën, nesër nisin marshimin drejt fitores”, është shprehur Basha në një deklaratë për mediat.
Në listën e bërë publike, vërehet mungesa e deputetes aktuale Majlinda Bregu, Jozefina Topallit si edhe Astrit Patozit, por edhe shumë eksponentëve të tjerë të rëndësishëm të PD-së. (D.D/Shuplaka)