Kryetari i Partisë Demokratike publikoi mbrëmjen e djeshme listat e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit.
Ndërkohë që në listat e tij, që në fakt u dorëzuan pothuajse një orë pas skadimit të afatit. Në të nuk jnaë të pranishme emrat e deputetëve aktualë si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Jozefina Topalli e të tjerë, vihet re edhe prania e një sërë emra analistësh të spikatur dhe figurash të reja në PD.
Por ajo që vihet re është se ish kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës Halim Kosova i cili nuk mund i të fitonte Bashkinë e Tiranës në vitin 2015 tashmë ndodhet në listat e PD si kandidat për deputet.
Halim Kosova madje ndodhet në renditje ndodhet në emrat fitues si kandidat për deputet. Halim Kosova ndodhet i 8-ti në listë si kandidat për deputet në qakun e Tiranës. Madje dhe mbrapa në këtë renditje edhe emra të njohur politikanësh si Gent Strazimirin, Fatmir Mediun, Dashamir Shehi, Gerti Bogdanin.
Ndërkohë, pas dorëzimit të listave në KQZ, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur krenar për këta kandidatë.
“Ka qenë një process ku duhet të bëheshin zgjedhje të lira, kemi bërë mjaft sakrifica. Ky është rrugëtimi drejt Republikës së Re. Në listë ka shumë emra, shumë figura të reja, jam krenar për listën, nesër nisin marshimin drejt fitores”, është shprehur Basha në një deklaratë për mediat. (J.V/Shuplaka)