Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar mbrëmjen e djeshme kandidatët për deputet në të gjitha qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 qershorit.
Madhe ai ka qenë edhe suprizues për përzgjedhjen dhe renditjen e kandidatëve. Ndërkohë që në listat e tij, që në fakt u dorëzuan pothuajse një orë pas skadimit të afatit, mungojnë emrat e deputetëve aktualë si Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Jozefina Topalli e të tjerë, vihet re edhe prania e një sërë emra analistësh të spikatur.
Por Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës është i pari në listë dhe pasohet edhe nga emra të rinj në PD.
Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka përzgjedhur Vlorën si qark për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Edhe Rama është i gjashti në rendtije në qarkun e Vlorës.
Petrit Vasili, kreu i LSI-së i pari si kandidat për deputet në qakun e Fierit. Mesa duket vetëm Rama nuk kryeson në listë në ndonjë qark. (J.V/Shuplaka)