Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha mbrëmë vonë se vendimi për listat ka qenë mjaft i vështirë. Mirëpo, në listat e reja të PD-së nuk janë 24 deputetë që u zgjodhën në listat e vitit 2013.
Si më poshtë është lista e të gjithë deputetëve të PD-së që nuk janë pjesë e listave të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Por duhet të kujtojmë që disa prej emrave të mëposhtën si Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj dhe Genc Ruli ka qenë pjesëe kabinetit qeveritar të Sali Berishës.
Ridvan Bode: Minisistër i Financave
Majlinda Bregu: Ministre e Integrimit
Genc Ruli: Ministër i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës dhe Ministër i Mjedisit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
MyqeremTafaj: Ministër i Arsimit Rinisë dhe Sporteve
“Ka qenë një proces ku duhet të bëheshin zgjedhje të lira, kemi bërë mjaft sakrifica. Ky është rrugëtimi drejt Republikës së Re. Në listë ka shumë emra, shumë figura të reja, jam krenar për listën, nesër nisin marshimin drejt fitores”, është shprehur Basha në një deklaratë për mediat.
DEPUTETËT Që MBETËN JASHTË LISTAVE:
Asllan Dogjani
Kastriot Islami
Keltis Kruja
Majlinda Bregu
Myqerem Tafaj
Bedri Hoxha
Roland Keta
Igli Cara
Kosma Dashi
Bedri Mihaj
Arben Imami
Arbiola Halimi
Eduard Selami
Genc Ruli
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Ridvan Bode
Mimoza Hajdarmataj
Albina Deda
Gjovalin Bzhetaj
Jozefina Topalli
Irma Kopliku
Astrit Patozi
Liljana Elmazi
(J.V/Shuplaka)