Për dy orë me radhë “Shuplaka” nxorri sot një sondazh në faqen e Facebook-ut për të pyetur ndjekësit se si mendojnë për se a iu pëlqejnë listat e Partisë Demoratike.
Pjesëmarrja e ndjekësve rezultoi e lartë ku postimi u pa mbi 3.2 mijë herë dhe pati reagime të shumta (të përkthyera më pas në vota sondazhi) mbi pyetjen se iu përlqejnë listat për deputet të PD-së.
Rezultatet e sondazhit janë si më poshtë:
PO: 75%
JO:25%
Komentet për këto ishin të shumta. Kjo ishte një mënyrë për të testuar opinionin publik sesa janë pëlqyer nga publiku listat e PD-së.
Pavarësisht se si ka shkuar votimi online, “Shuplaka” nuk vërteton dot identitetin e ndjekësve dhe nëse një ndjekës ka më shumë se një profil në rrjetet sociale. Sondazhe të tilla do t’i përsërisim sërish. (J.V/Shuplaka)