Ekipi i Tiranës nuk i’a ka dalë të fitojë në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë. Si rezultat skuadra bardheblu vitin tjetër nuk do të jetë pjesë e superligës.
Përballja mes Tiranës dhe Vllaznisë ka përfunduar 0-0, ky rezultat i vlen Vllaznisë për të qëndruar në superiore dhe zbret poshtë Tiranën.
Ky është një lajm shumë i keq për tifozët e saj por edhe për vetë kampionatin që ka humbur skuadrën më të titulluar, 24 herë kampionët e Shqipërisë.
Rënia e Tiranës pritej sepse në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë i bënte punë vetëm fitorja, e vështirë për tu arritur për kryeqytetasit duke patur parasysh formën e tyre shumë të dobët kohëve të fundit.
Ndërkohë në 3 ndeshjet e tjera ka fituar Laçi dhe ka barazuar Skëndërbeu, ekipi i Kukësit i cili është shpallur kampion javën e kaluar në fitoren me Skëndërbeun ka humbur me Luftëtarin.
Laci-Teuta 2-1
Skenderbeu-Partizani 2-2
Luftëtari-Kukësi 1-0
Tiranën në kategorinë e parë do ta shoqëroj Korabi. (B.H/Shuplaka)