Partia Socialiste ka nisur takimin sotëm elektoral me banorët e njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet. Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte ai që e mori fjalën i pari.
Tahiri i ftoi qytetarët që t’i bashkohen Partisë Socialiste, në mënyrë që Shqipëria të mos kthehet mbrapa.
“Fjala e do që të respektohet kundërshtari, kundërshtarin nuk mund ta zgjedhësh ashtu siç nuk mund të zgjedhësh komshiun. Por në të gjitha rastet ne zgjedhim se si ecën Shqipëria, por Shqipëria nuk mund të ecë kurrë para pa PS-në dhe kryeministrin që kemi sot dhe do të kemi nesër Edi Rama. Jo se ne jemi më të mirët, por më të mirë nuk ka.
Mos të humbasim kohë, hajde bëhemi bashkë dhe flasim me çdo shqiptar që t’i shpjegojmë se më 25 qershor rrezikojmë që Shqipëria të kthehet shumë pas. Dhe ju që rrini nëpër pallate, na prisni te dera.”, deklaroi Tahiri, i cili më pas ftoi kryeministrin Rama të merrte fjalën. (D.D/Shuplaka)