Rënia nga kategoria Superiore e skuadrës së Tiranës ishte një ngjarje tronditëse jo vetëm për tifozët e saj.
Por padyshim më të prekurit, më të indinjuarit janë tifozët fanatikë të Tiranës. Për herë të parë në historinë e saj 97-vjeçare, Tirana ka rënë një kategori më poshtë.
Grupi ‘Tirona Fanatics’, shprehen se faji për rënien e Tiranës nga kategoria është totalisht i drejtuesve të klubit dhe presidentit Refik Halili.
Ata rëndësin arsyet e tyre pse Tirana ra një kategori më poshtë, që i paraqesin si kundërargumenta për ata që i akuzojnë se një pjesë të fajit e kanë dhe ata.
‘Tirona Fanatics’ i kërkon presidentit Halili që brenda 48 orëve të japë dorëheqjen dhe të pranojë përgjegjësitë. Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që tifozët e Tiranës janë kundër Refik Halilit. Gjatë gjithë këtij kampionati ata kanë kërkuar dorëheqjen e tij. (E.K/SHUPLAKA)