23:15 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

LISTA TË PËRGJYSMUARA, si u shkel Kodi Zgjedhor nga PD-ja. Ç’pritet të ndodhë sot në KQZ

09:24 | 28/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
LISTA TË PËRGJYSMUARA, si u shkel Kodi Zgjedhor nga PD-ja. Ç’pritet të ndodhë sot në KQZ

Më vonë se koha e parashikuar në marrëveshje, ditë të tëra negociatash dhe nuk u arrit që Partia Demokratike të mbërrinte në KQZ me një listë të plotë kandidatësh për deputetë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Në një kohë që e gjithë opozita u bashkuan në një logo, atë të Partisë Demokratike, nga 140 kandidatë deri dje në KQZ u paraqitën emrat e vetëm 94 kandidatëve. Ajo që bie në sy është qarku i Tiranës nga 37 deputetë që do të ketë, PD ka dorëzuar një listë vetëm me 18 kandidatë.

Kjo bie ndesh me kodin zgjedhor dhe për këtë arsye KQZ-ja i ka dhënë kohë demokratëve për ti rishikuar listat. Sot rreth orës 12:00 pritet mbledhja e Komsionit ku do të miratohen dhe ndryshimet në rast se do të ketë.

”Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse”, thuhet ndër të tjera në Kodin Zgjedhor. 

KODI ZGJEDHOR

NENI 67
5. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat shumemërore për këshillat e bashkisë zbatohet i njëjti rregull.
6. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini. Subjekti paraqitës i listës deklaron vendet, sipas kuotës gjinore, me qëllim zbatimin e përjashtimit, sipas pikës 2 të nenit 164 të këtij Kodi.

NENI 72
DOKUMENTET E KANDIDIMIT
1. Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së.
2. Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:
a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish;
b) emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit;
c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës;
ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;
d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Etiketa: Kodi Zgjedhorlistat e pdshkelje
Pas

‘’Ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte’’, pak nga debatet Rama-Patozi

Para

Zoran Zaev pas marrjes së drejtimit të qeverisë, konfirmohet në krye të LSDM-s

Para
Maqedonia së shpejti me qeveri të re, Zaev flet nga Brukseli

Zoran Zaev pas marrjes së drejtimit të qeverisë, konfirmohet në krye të LSDM-s

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.