Rrëzimi i Tiranës nga kategoria ka indinjuar shumë nga mbështetësit e saj po dhe ndjekësit e futbollit. Duhët thënë se kjo është hera e parë që nga nisja e historisë së saj futbollistike që Tirana bie një kategori më poshtë.
Ndërkohë që menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe deputeti socialiste Erion Braçe. Ai ka shpërthyer me akuza në drejtim të presidentit të FSHF-së Duka.
Në një status në faqen e tij në “Facebook” Braçe sulmon FSHF-në dhe Dukën, duke thënë se ky sistem zëvendësoi Tiranën, ekipin historit të Shqipërisë me Kamzën. Ai këshillon të shikohet tabela, duke iu referuar ndeshjeve të dy skuadrave, Tiranës dhe Partizanit me Kukësin.
Braçe ka edhe një mesazh për Refik Halilin.
STATUSI I ERION BRAÇES
“SISTEMI” JA DOLI!
Siç ju thashë një të diel më parë;
Nuk ka festë! Ka dramë!
Armando Duka dhe Federata e tij ishin dje në “festën” e produktit të tyre, qindra kilometra larg Dramës! Sa më larg prej saj!
Madje dhe duke heshtur, dje, sot dhe përgjithmonë për Dramën.
Ekipi historik i Shqipërisë,
Tirana nuk është më në futbollin e madh;
dje e zëvendësuan me Kamzën!!
Ngjarja është tërësisht produkt i Sistemit!
Kurrë nuk u luajt në fushë!
Shiheni tabelën;
Në krye,
Partizanit i mungon fitorja me Kukësin-ajo e mohuar dhunshëm kur goli i rregullt një metër, ju mohua tamam në favor të Kukësit!
Në fund,
Tiranës i mungojnë gjashtë pikët me Kukësin, falur dhimbshëm, për t’u bërë fitues në një kompeticion mu ashtu siç sistemi të mëson, të detyron!
Kukësi e mori për tre vite rresht mësimin dhe ja doli,
por nuk është me Kukësi i nderit!
Tirana, e pamësuar mesa duket me fregullat e sistemit,
nuk ja doli, nuk diti të bëjë llogarite mirë dhe, ja ku është në pikën më të zezë të historisë së saj.
Tani ai kori i tribunave,
“S’ka Dinamo as Tironë, por ka vetëm Partizon”, është realitet!
Sistemi u shërben tifozëve ndonjëherë.
Kur Sistemi detyronte këmbimin mes ndeshjeve të kampionatit në favor të Kukësit dhe, ndeshjeve të kupës në favor të Tiranës,
ca spurdhjakë që e kanë zbuluar Tiranën vonë-shanin studio më studio si fanatikë, madje ulërinin: S’ka revoltë tifozësh për këtë që po ndodh, veç Erion Braçe po proteston si tifoz i Partizanit!
Tani qepeni!
Madje tani ju s’keni të drejtë as të qani!
Jeni njerëzit banalë që pranoni më mirë t’i nënshtroheni Sistemit e të fitoni prej tij, se sa të fitoni ndershmërisht,
siç ka qenë në “adn”-në e Tiranës së Nallbanit-të madhit e të riut, të Muçës, Memës, Kolës e Mingës, të Bulkut, Mukës, Muzakës e Dabullës, këta që kam arritur unë po përmend.
Por nuk keni të drejtë as të sulmoni kënd;
Zërat tuaj më të fortë, i kanë bërë temena të mëdha sistemit, madje edhe politikisht, se me demek “i madhi” i sistemit lufton edhe komunizmin; ju kam thënë Federata tani ka edhe parti.
Ua ktheu reston dhe mirë ua bëri!
Tani dy fjalë kam për fund;
Për një burrë që e respektoj pa fund, Refik Halilin.
Rit, mos e ul kokën, mos u dorëzo, por pa asnjë diskutim rikthehu atje ku e ke nisur me pasion e nder, duke refuzuar sistemin dhe mënyrën e tij të të fituarit.
Siç ti e sheh, kushton shumë shtrenjtë kjo rruga e sistemit!
Nderi vlen dhe ti e njeh këtë rrugë.
Sa më parë në Superligë;
Na duhet Derbi i madh i kryeqytetit, na duhet Derbi i madh i Shqipërisë, nuk ka kund në këtë vend si ai.
Është ndeshja e vetme e ndershme dhe e vërtetë në kampionatin e sistemit!
Është humbje e madhe ajo ndeshje!
Fik shpresën për garën e nderit!
Nuk mund ta lejojmë sistemin, të na marrë kënaqësinë e asaj ndeshjeje, por edhe ekonominë e saj.
Mire u kthefsh vëlla;
Ju duam në fushë, duam t’u mundim në fushe dhe sistemi nuk mund ta ndërpresë betejën, fitoret e humbjet,
duke ju çuar një kategori me poshtë! (E.K/SHUPLAKA)