Është karakterizuar nga debatet mbledhja e KQZ-së ditën e sotme. Një nga rendet e ditës ishte dhe miratimi i listave të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
Ish kreu i këtij komisioni Denar Biba u shpreh se janë shkelur të gjitha afatet ligjore për këto lista, pore nga ana tjetër votat u ndanë 4 me 3 në favor të votimit të listave.
Sipas anëtarëve të KQZ-së nuk ka kohë për të bërë verifikimin nëse anëtarët e këtyre listave e kalojnë testin e dekriminalizimit.
Nga ana tjetër Partisë Demokratike do ti lihen dhe dy ditë kohë në mënyrë që të plotësojë të gjithë kandidatët në lista. (E.K/SHUPLAKA)