Pas publikimit të listave nga ana e Partisë Demokratike kanë ardhur reagimet e parqa nga kandidatët. Jo të gjithë kanë qenë të kënaqur me pozicionet që iu janë caktuar. Kështu Sazan Guri i vendosur në vendin e 5-të të listës në Berat ka vendosur të tërhiqet nga gara.
Në një shkrim të tijin në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe iu ka komunikuar atyre vendimin që ka marrë.
Kujtojmë se qarku i Beratit në total ka 7 mandate deputetësh dhe vendi i 5-të nuk ishte aspak komod për Gurin, duke ditur rivalitetin e partive në atë qark.
STATUSI I SAZAN GURIT:
Miq dhe dashamires,
Falenderimi im qendron per te gjithe ju qe s’keni rreshtur me deshiren e mire per te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre ceshtjeve qe deri sot i kemi bere nga jashte dhe neser e tutje mund ti benim nga brenda. Por, fati ne Shqiperi ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes.
Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin. Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !
Me respekt Sazan Guri (E.K/SHUPLAKA)