Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të lënduarve nga një gaz i mundshëm në mitingun e djeshëm të opozitës ka shkuar në 140.
Mësohet se pas komunikimeve me spitalet rajonale dhe qendrat shëndetësore në vend në Elbasan janë paraqitur 4 raste si dhe në spitalin rajonal të Durrësit 5 raste me të njëjtat simptoma.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme janë paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pacientë me shenja të helmimit si skuqje të syve, djegie të syve, irritim të shprehur të lëkurës në zonat e ekspozuara të fytyrës dhe qafës, si dhe në raste të veçanta edhe vështirësi të lehtë në frymëmarrje.
Ministria njofton se të gjithë këta pacientë kanë qënë pjesmarrës në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Demokratike, një natë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë.
Mes pacientëve, rreth orës 5:00 të mëngjesit është paraqitur edhe lideri i opozitës z.Lulzim Basha me simptoma të ngjashme.
(M.D/Shuplaka)