E pandodhur ndonjëherë më parë ishte situata e helmimit pas mitingut të PD-së të më shumë se 140 qytetarëve, duke përfshirë dhe vetë kreun e opozitës Basha.
Derimë tani hetimet kanë ngecur dhe Prokuroria në bashkëpunim me ekspertë të ushtrisë bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes.
Sipas gazetarit Klodian Tomorri autoritetet duhet të zbardhin me urgjencë këtë çështje. Ai shton se sulmet kimike me gaz mbi popullsinë janë kryer vetëm nga Bashar Al Asadi në Siri.
‘’Kjo historia e sulmeve me gaz mbi popullsinë civile është e tmerrshme. Zakonisht lëndët kimike i zotëron shteti ose grupet paramilitare.
Nëse këtu i paska kushdo, që për më tepër mund t’i përdorë mbi turmat sa herë t’i dojë qejfi, ky është makth. Prokuroria dhe Policia e Shtetit duhet ta zbardhin me prioritetin më absolut këtë çështje. Këto pune i ka bërë vetëm Bashar Al Asadi’’, shkruan Tomorri.
Ditën e sotme Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar prozhektorët që u përdorën për ndriçim në Bulevard, si një nga shkaqet e mundshme të helmimit. Edhe pse duket se nëse do ishte për prozhektorët dëmet te njerëzit do të ishin dhe më të mëdha. (E.K/SHUPLAKA)