Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet ditën e sotme pasdite për miratimin e listave shumëmërore të Partisë Demokratike.
Kjo pasi KQZ i dha 24 orë kohë PD-së për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme, propozim që erdhi nga anëtari i KQZ-së, Gëzim Veleshnja, përfaqësues i LSI-së.
Komisioni u mblodh të dielën dhe pas tre orë debatesh nuk arriti të merrte një vendim për këtë, për shkak të parregullsive të konstatuara në listat e demokratëve, si mosrespektimi i barazisë gjinore, prania e vetëm 94 kandidatëve, nga 140 që duhet të jenë, mungesat në formularin e dekriminalizimit, etj.
PD ka dorëzuar në KQZ vetëm 94 deputetët nga 140 që duhet të jenë dhe nuk dihet nëse do t’i plotësojë të gjitha listat me kandidatë të rinj Basha. (J.V/Shuplaka)