09:11 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Më shumë se 140 persona të lënduar, Policia e Shetit e klasifikon ngjarjen në Mitingun e PD-së ”vepër penale kundër mjedisit”

10:37 | 29/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Më shumë se 140 persona të lënduar, Policia e Shetit e klasifikon ngjarjen në Mitingun e PD-së ”vepër penale kundër mjedisit”

Më shumë se 140 persona të lënduar, disa prej tyre gjenden ende të shtruar në Spiatlin Francez në Tiranë dhe Policia e Shetit e klasifikon ngjarjen e së shtunës si ‘’vepër penale kundër mjedisit’’. Pasi ka reaguar me 24 orë vonesë në njoftimin e Policisë thuhet:

Më datë 27.05.2015, nga ora 19:00, deri në orën 20:30, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, ka filluar aktivitetin elektoral të “Zgjedhjeve Parlamentare 2017”, rreth dy orë pas mbarimit të aktivitetit, disa pjesëmarrës kanë patur skuqje të syve, fytyrës dhe qafës, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spitalin Francez pranë Q.S.U.T., janë larguar për në banesë. Punohet për përcaktimin e shkakut të ndotjes së ajrit dhe identifikimin e kapjen e autorëve përgjegjës. Parashikuar nga Neni 201 i Kodit Penal.

Duke iu referuar këtij neni të Kodit Penal ai shihet të jetë në seksionin e veprave penale kundër mjedisit. Në rastin konkret pavarësisht se helmimi dyshohet të jetë bërë përmes ajrit është fakt tashmë se dëmet në njerëz janë mjaft të mëdha.

Neni 201:

Ndotja e ajrit përmes çlirimit të tymrave, gazrave dhe lëndëve të tjera toksike radioaktive e bërë tej kufirit të normave të lejuara, kur vepra nuk përbën kundërvajtje administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Po kjo vepër, kur ka shkaktuar pasoja të rënda për jetën e shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet.

Pavarësisht se situata është shumë e panjohur për vendin tonë, duhet që autoritetet në këto raste të jenë sa më të qartë në deklarimet e tyre, pasi paniku që është përhapur në rradhët e qytetarëve është shumë i lartë. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kreu i opoziteslulzim bashamitingu i pdpolicia e shtetit
Pas

Vetëm pak orë nga përfundimi i afatit, a do t’i plotësojë PD listat me kandidatë?

Para

Vogëlushi mbush 1 vjeç, Vesa Luma poston VIDEON me momentet më të bukura

Para
Vogëlushi mbush 1 vjeç, Vesa Luma poston VIDEON me momentet më të bukura

Vogëlushi mbush 1 vjeç, Vesa Luma poston VIDEON me momentet më të bukura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani kërcënon sërish SHBA-të: “Ndërhyrja do të sjellë hakmarrje ndaj agresorëve”

Meksika në alarm: Uragani i fuqishëm pritet të godasë brigjet, mbi 18 mijë forca emergjence në gatishmëri

Sulmet e fundit nxisin reagim të fortë nga Netanyahu dhe Presidenti izraelit

Përballë tensioneve në Lindjen e Mesme, ministrat evropianë pritet të takohen me Iranin për çështjet bërthamore në Gjenevë

22.102 vdekje në vitin 2024 /Sëmundjet e zemrës dhe mushkërive kryesojnë si shkaktarë

Gjyqi për shpifje/ Sot seanca e radhës mes Vilma Nushit dhe Albana Vokshit

Tirana ende në proces rinumërimi – Demokratët me shpresë për mandat shtesë

FAST Albania kontribuon në një tjetër operacion të rëndësishëm ndërkombëtar, të koordinuar nga rrjeti ENFAST

“Kemi vetëm tre vite kohë”/ Shkencëtarët paralajmërojnë: Emetimet aktuale të karbonit po e çojnë botën drejt tejkalimit të objektivit të Marrëveshjes së Parisit

Mes rrënojave dhe shpresës: Vijojnë kërkimet për të mbijetuarit e sulmit tragjik

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.