Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka folur rreth marrëdhënies së saj me Lulzim Bashën, duke u shprehur se ajo asnjëherë nuk e ka mbështetur Bashën dhe thekson se ky i fundit ka përçarë PD-në. Po kështu Topalli nënvizoi se të gjitha mendimet e saj rreth Bashës i di edhe Sali Berisha.
‘E rëndësishme është të thoja atë që besoja, pavarësisht edhe pse kam marrë kërcënime. Partia Demokratike më ka dhënë çdo gjë edhe unë i jam mirënjohëse. Por mua më dhemb shpirti dhe të shikoj sesi e përçau PD-në, thjesht për axhendën e tij personale. Basha është ndihma më e madhe e Ramës. Vendi po rrëshqet drejt krimit. Nuk mund të sfidojnë vendin tre vetë se bëjnë garë se kush do të kap më shumë. Kam qenë, që ditën e parë që kam qenë në sapo ka zbritur nga avioni Lulzim Basha, ju e dini që unë nuk e kam mbështet asnjëherë dhe kam pasur rezerva të mëdha. Unë kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën sepse kam qenë e shqetësuar duke parë se ku po e çon PD-në. Do të falemderoj shumë Berishën për mbështejen që na ka dhënë. Nuk ia ka thënë gjithmonë duke menduar si do vijë në pushtet dhe si do përfitoj për familjen e tij. Jam e vendour që do të vazhdoj luftën kudër korrupsionit, kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës. Zoti Berisha i di të gjitha mendimet e mia dhe ja kam thënë të gjitha. “, u shpreh Topalli. (J.V/Shuplaka)