Akdemiku Artan Fuga ka reaguar ndaj PD-së duke ngritur edhe një pyetje se kur do të fillojë të flasë realisht opozita rreth Republikës së Re.
“Kur do të fillojë të flasi realisht opozita? Përtej :
qokave,
hatërmbetjeve dhe hatërbërjeve,
grindjeve të brendshme,
përtej thirrjeve patetike nëpër mitingjet hapës të fushatës,
opozita
a do të na shpalosi ne qytetarëve ndonjë platformë politike për atë që presim, një REPUBLIKË TË RE, apo do të na lërë te Shqipëria e :
lugës me kos,
retorikave boshe para pjesëmarrësve në mitingje ku nuk dëgjohet asgjë racionale,
presioneve të turmave të militantëve,
flakës të qiriut,
korrupsionit
maskarenjve që mbushin xhepat me anë të mashtrimit,
e tokave djerrë
dhe e shqiptarëve që ikin nga sytë këmbët? (Analizë këtu nesër, e martë, ora 16°°)”, shkruan Fuga.