Ditën e sotme dy deputetë demokratë të mbetur jashtë listave për zgjedhjet e 25 Qershorit Jozefina Topalli dhe Arben Imami në një deklaratë për mediat njoftuan se do të kërkojnë shkarkimin e Bashës.
Po mesa duket ata nuk janë të vetmit në këtë nismë. Në ambjentet e hotelit ku u bë deklarata duken të jenë dhe dy deputetë të tjerë të pakënaqur: Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi.
Po ashtu mësohet se tavolinës i janë bashkuar dhe Ridvan Bode dhe Keltis Kruja, po ashtu të mbetur jashtë listave.
Në reagimin e saj sot Topalli u shpreh se Basha e ka kthyer Partinë Demokratike në një ndërmarrje personale. Ndërkaq ditët në vijim pritet që deputetët të propozojnë shkarkimin e Bashës në forumet e Partisë. Fotot janë publikuar nga ”Opinion.al”.
(E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1972″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]