Fryma e Re Demokratike ka hapur sot fushatën elektorale. Në një konferencë për mediat, kryetari i saj, Bamir Topi, foli për FRD-në si një forcë ndryshe nga partitë politike aktuale, qoftë në pushtet apo opozitë.
Ai u ndal edhe tek komentet e Bashës dhe cilësimet nga çadra për “frymën mercenare” të FRD-së, duke e akuzuar Bashën për “piruetat e turpshme që bëri për të dalë nga çadra”.
Bamir Topi theksoi se Fryma e Re Demokratike është forcë moderne e të djathtës shqiptare.
“Rrënimi i shtetit filloi më 21 prill 2008. Ata që ndërtuan 21 prillin e vitit 2008, ndërtuan aktin e dytë të një marrëveshje okulte që demostroi krizën në qelizë të institucioneve qeveritare. FRD fort, çdo ditë, ka mbështetur fort reformat e shtetit. FRD ka kërkuar paralel që të reformohet Kodi Zgjedhor, të bindur se drejtësia fillon ditën e zgjedhjeve. Pra ka një lloj dyfytyrësie qoftë nga ata që janë në pushtet, qoftë në opozitë.
Kam parasysh kreun, që në qoftë kre, të opozitës. Si mund të jetë një lider kandidat ai? I cili e akuzon FRD-në për frymë mercenare dhe që nga ana tjetër bën pirueta të turpshme për të dalë nga çadra. Ndonëse nuk kam pasur ndonjë merak të veçantë, e kam konsideruar PD-në si një aset për demokracinë shqiptare.
Njerëzit e thjeshtë nuk bëjnë analiza të thella demokratike. FRD është forcë moderne të djathtës shqiptare.”, u shpreh ai ndër të tjera.
(XH.A/SHUPLAKA)