Ish drejtori i shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, Roland Kongoli, i ka njohur në shkollë Lulzim Bashën dhe Majlinda Bregun. Ai ka thënë se Lulzim Basha ka qenë egoist, ndërsa për Majlinda Bregun thotë se ka qenë një vajzë me botë.
Ai teksa ka shpërndarë në rrjetet sociale reagimin e Edit Harxhit ka treguar se Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu ishin në klasë paralele.
“Jam mik i vjeter i te nderuares mamase tende Zana. Ajo fillimisht komunikoj per nje burse ne Belgjike te cilen pa ju futur historise,nga Kimete Basha e fitoj Lulzim Basha.Mua si ish drejtor i gjimnazit Sami Frasheri me mbeti vetem firma.Per dijenine e te gjitheve Majlinda Bregu me Lulin kane qene ne klasa paralele,e cila per mua ishte nje vajze me bote,ndersa Luli shume egoist.Konkluzionet nxirini vete”, ka thënë ish drejtori i shkollës.
Pas këtij shkrimi ka reaguar Majlinda Bregu e cila e ka falenderuar atë. Ajo është shprehur se notën më të mirë e kishte marrë sot nga profesori.
“Prof.Landi,
Nuk mora dot kurre me shume se 9 ne matematike,se ishe aq i rrepte e s’te falje asnje note, qofte edhe per te mos me prishur mesataren
Por noten me te mire, ma ke vene sot. Te falenderoj me mall, ka thënë Bregu. (B.H/Shuplaka)