Gjatë një takimi elektoral në Dibër, kryeministri Edi Rama, ka ironizuar kreun e Partisë Demorkatike Lulzim Basha, duke thënë që nuk merret në punë një njeri që s’di të bëjë punën.
“Urdhëro jepi votën Sheros e ajo votë në Dibër që s’kupton Luli që thotë droga bëri nami mori namin, ishte votë për të vlerësuar se kush e bënte më mirë atë punë dhe mori gjithë ato vota edhe nga të djathtë.
Nëse nesër PS katandiset larg qoftë, si Partia Demokratike dhe në edhe nëse PDdel një ekip tja jepni patjetër. Sepse vota merret për njerëz që dinë të bëjnë punën.
Merrni ju në punë njerëz që s’di me bo punën. A i thoni dikujt që njihet si hajdur shtëpiash, na tani më ruaj shtëpinë time. S’bëhet. Kjo është e vërteta.
Kjo është e vërteta, të mirë janë shumë dibranët, por më punëtore janë gratë dibrane se burrat, mos tju vijë keq.
Shumë faleminderi, jam shumë mirënjohës, jam i bindur se kemi një skuadër që do të bëjë për ju, ju duhet kjo skuadër.”, tha Rama. (D.D/Shuplaka)